Flash News

E-TJERA

Emrat/ Trafik narkotikësh dhe vjedhje, OFL i dërgon formularët gjashtë të dënuarve

Emrat/ Trafik narkotikësh dhe vjedhje, OFL i dërgon formularët

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur me shkrim kërkesat për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë gjashtë shtetasve nga Tirana të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Më konkretisht OFL i ka nisur formularët:

Redi Gora (Kromidha) ,banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Florjan Hasa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Ylli Hakballa, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale  “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Altin Hoxha, banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Artur Konja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Rinaldo Xhemo (Filaj) ,banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit