Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Vidhnin lopë nga Greqia, arrestohet 5 persona, mes tyre veterineri i bashkisë Sarandë

EMRAT/ Vidhnin lopë nga Greqia, arrestohet 5 persona, mes tyre veterineri i

Pesë persona janë arrestuar këtë të shtunë në Sarandë pasi dyshohen se kanë vjedhur disa bagëti në Greqi.

Në pranga kanë rënë Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu është arrestuar dhe A. Sh., me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti si dhe 5 aparate celulare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim; A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit