Flash News

E-TJERA

EMRI/ Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të trafikut të drogës, kush është i arrestuari i katërt

EMRI/ Aksioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të trafikut

Prokuroria e Posaçme lëshoi 5 urdhër arreste ditën e djeshme (25 Korrik) ndaj anëtarëve të dyshuar të një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Katër persona u arrestuan, ndërsa një prej tyre, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, dyshohet se ndodhet jashtë vendit.

Në pranga ranë vëllezërit, Ervin e Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj (pronar i disa kompanive), si edhe shtetasi Ilir LLoshi.

Gjatë operacionit të SPAK, u sekuestruan ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, ky i fundit bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ndaj 7 të dyshuarve rëndojnë akuzat për trafik narkotikesh, grup i strukturuar, kryerja e veprave nga grupi strukturuar dhe armëmbajtje.

Kanë qenë dëshmitë e Erion Alibejt, që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi Alibej ka rrëfyer për dhjetëra ngjarje si dhe për trafikun e drogës. SPAK ka në dorë dëshminë e tij dhe biseda në aplikacionin Sky Ecc.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit

Kush është Ilir LLoshi

Emri i Ilir Lloshit ka dalë nga i penduari i drejtësisë, Erion Alibej, i cili në dëshmitë e dhëna para hetuesve ka zbuluar se njihet si Liçja’  dhe është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas.

Të fundit