Flash News

E-TJERA

EMRI/ Arrestohet shitësi i kanabisit në Durrës

EMRI/ Arrestohet shitësi i kanabisit në Durrës

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. 

Në pranga ka rënë Klajdi Koçi, pasi sipas policisë është kapur në lagjen nr. 13, Plazh duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në makinë, gjetën dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe qese farmaceutike, të dyshuara për paketimin e lëndës narkotike.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës maetriale, sakaq Koçi është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. 

 

Të fundit