Flash News

E-TJERA

Emri/ Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, në pronësi të shefit të paraburgimit

Emri/ Digjet gjatë natës automjeti në Vlorë, në

Një automjeti i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.

Mësohet se makina tip “Nissan”, është në pronësi të shefit të policisë së Paraburgimit në Vlorë, Feim Sinani.

Kamerat e sigurisë kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakës. Automjeti është djegur totalisht, ndërsa policia vijon punën për të kapur autorët.

Njoftimi i plotë:

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit