Flash News

E-TJERA

Emri/ Humb jetën nga Covid-19 pedagogia në Universitetin e Tiranës

Emri/ Humb jetën nga Covid-19 pedagogia në Universitetin e

Irena Bogdani, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. 

Lajmi është konfirmuar nga vete ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkrun se Bogdani ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

“Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku.  Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj. U prehsh në paqe profesoreshë Irena!” shkruan ministrja Evis Kushi.

Të fundit