Flash News

E-TJERA

Emri/ I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 47-vjeçari nga Vlora

Emri/ I dënuar me 7 vite burg në Itali, arrestohet 47-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. 

Në pranga ka rënë shtetasi Gazmir Mehmetaj pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon me procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga nga Policia, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Vlorë dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmir Mehmetaj, 47 vjeç, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Catalia-s, Itali, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit