Flash News

E-TJERA

Kryeplaku i një fshati në Korçë përdh*non vajzën me probleme mendore

Kryeplaku i një fshati në Korçë përdh*non vajzën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 8 prill në Korçë ndërkaq është bërë publike nga policia ditën e sotme.

Një 23-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga Ervis Rrapo, me detyrë kryeplak i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës.

Viktima e dhunës seksuale mësohet se është në gjendje mjaft të rënduar psikologjike.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera mësohet se 23 vjeçarja sipas familjarëve është me probleme të shëndetit mendor, dhe pse nuk ka marrë kurim në lidhje me këtë.

Ndërkohë denoncimin në polici në lidhje me këtë rast e ka bërë vetë babai i 23 vjeçares.

 

Të fundit