Flash News

E-TJERA

Emri/ Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

Emri/ Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Athinë.

I plagosur ka mbetur 34-vjeçari Renis Fajzolli. Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.

Sipas informacioneve, autorët kanë qenë në një makinë, kur i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë.

Mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonin me ambulancë në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.

Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.

Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

 

Të fundit