Flash News

E-TJERA

EMRI/ Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në Korçë, dërgohet në spital

EMRI/ Prifti rrëzohet nga çatia e kishës në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku një prift raportohet se ka rënë aksidentalisht nga çatia e kishës.

Prifti Kristaq Viso është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë ende nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Të fundit