Flash News

E-TJERA

Ende asnjë datë për integrimin në BE, kryengociatori i Shqipërisë: Duhet durim

Ende asnjë datë për integrimin në BE, kryengociatori i

Kryengociatori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Zef Mazi ka folur për procesin e integrimit të vendit, duke kërkuar që të bëhet durim. Ai nuk ka folur për data apo shprehur optimizëm se negociatat për vendin tonë do të çelen në muajin qershor.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse në qershor nuk jepet drita jeshile, Shqipëria do të kërkojë të ndahet nga Maqedonia e Veriut, duke ia lënë “fajin” kësaj të fundit për zgjatjen e procesit të integrimit.

Në një aktivitet të zhvilluar nga ministria e Drejtësisë, Mazi u shpreh se ky institucion duhet të koordinojë punën e institucioneve të pavarura.

Sipas tij, nuk duhet të këtë vonesa në koordinimin e punës, pasi kjo do ta pengonte edhe më shumë procesin e integrimit.

“BE ka dhënë asistencë teknike për avancimin e këtij procesi. Nënvizova në mbledhjen e fundit se vendi ynë ka pasur një avantazh të madh. Mbledhjet e grupeve të punës janë shtyllat kurrizore. 70% e korpusit legjislativ do të implementohet.

Kërkohet përfshirje më e lartë e institucioneve të pavarura. Ministria e Drejtësisë duhet të koordinoje punën e institucioneve. Vonesat do të na krijojnë pengesa. Ky proces integrues ka rezultuar të jetë tejet i gjatë.

Me BE si brenda ashtu edhe jashtë duhet të tregojmë durim. Ky është një proces a politik, ky proces i jep përfitime të larta vendit tonë. Është një proces që ka kaluar si punë stafete. Secili prej nesh duhet të bëjë punën e vet”, u shpreh Zef Mazi.

 

Të fundit