Flash News

E-TJERA

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, pronari i godinës: Shembni muret!

Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari, pronari i godinës:
Foto ilustruese

Rreth 20 orë kanë kaluar nga momenti, kur magazina e qendrës tregtare në hyrje të Tiranës u përfshi nga flakët, por ende përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala nuk është gjetur.

Shtëllungat të dendura të tymit kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve, të cilët e kanë të pamundur të ndërhyjnë.

Situata në mjediset e jashtme të goditës është tensionuar disa herë, pasi familjarët kanë hedhur akuza që nuk po bëhet puna e duhur.

Të afërmit e 33-vjeçarit kanë kërkuar të ketë ndërhyrje më të specializuara, ndërsa shpresat për gjetjen gjallë të tij po vijnë duke u shuar.

Pronari i godinës ka rënë dakord që të shembet muri i ndërtesës, në mënyrë që të bëhet e mundur gjetja e punonjësit.

Të fundit