Flash News

E-TJERA

Ende asnjë shenjë nga Arjan Sala, familjari hyn në magazinë për të kërkuar dhe nuk pranon të dalë

Ende asnjë shenjë nga Arjan Sala, familjari hyn në magazinë

Ende asnjë shenjë nga Arjan Sala, shefit të sigurisë së Qendrës Tregtare i bllokuar në magazinën e  shkrumbuar nga zjarri prej tre ditësh.

Familjarët e tij vazhdojnë të apelojnë për ndihmë, madje, kërcënojnë se do të ndërhyjnë vetë të shtunën në mëngjes nëse nuk do të ketë rezultat nga kërkimet e forcave zjarrfikëse.

Duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit.

Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet ti fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes”, tha xhaxhai i Salës për mediat.

Të fundit