Flash News

E-TJERA

Energjia me fasha, ish-kreu i KESH: Konsumatori do paguajë për keqmenaxhimin, do të ketë abuzime

Energjia me fasha, ish-kreu i KESH: Konsumatori do paguajë për

Qeveria deklaroi disa javë më parë, se furnizimi me energji elektrike do t’i rikthehet fashave orare. Familjet të cilat shpenzojnë më shumë se 700 kW/h do të paguajnë një tarifë më të lartë.

Ish-kreu i KESH, Gjergj Bojaxhi, tha për Vizion Plus se konsumatori shqiptar do të paguajë tarifën e keqmenaxhimit të sektorit nga kompania e shpërndarjes.

“Shkaku pse po vijmë sot në këtë propozim është keqmenaxhimi që i është bërë sidomos kompanisë së shpërndarjes. Mbi 500 mln euro investime ka bërë kjo kompani vitet e fundit, por ato s’kanë qenë eficente, çka detyron sot qeverinë të marrë një vendim të tillë për të shtuar disa para më shumë në arkën e shtetit. Pyetja që shtrohet është: Pse gjithmonë qytetarët duhet të mbajnë peshën e keqmenaxhuimit?”, tha Bojaxhi.

Bojaxhi tha se energjia me dy fasha do të sjellë edhe abuzime, duke rënduar ata abonentë të cilët shpenzojnë më pak se kufiri 700 kW/h.

“Unë mendoj se nuk do të preken 5% e abonentëve, por 15 % ose më shumë, sidomos në dimër. Mbi të gjitha, çfarë ndodh për ata abonentë që janë në kufirin e 700 kW dhe nëse faturisti nuk vjen fiks në datë për të parë sahatin? Ata do të paguajnë një muaj më shumë dhe një muaj më pak, por në finale mesatarisht ata do të rëndohen në faturën e tyre mujore. Këtu do të lindin abuzimet”, u shpreh Bojaxhi.

Të fundit