Flash News

E-TJERA

Energjia me fasha, zv.ministri: Kush kalon 700 kWh, paguan diferencën 70-80% më shtrenjtë

Energjia me fasha, zv.ministri: Kush kalon 700 kWh, paguan diferencën

Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja, ka treguar detaje nga mënyra se si do të funksionojnë fashat e energjisë që ka paralajmëruar qeveria dhe pragu 700 kWh për familjet.

I ftuar në Report Tv, Bejtja tha se për ato familje që kalojnë pragun 700 kWh, do të paguajnë diferencën me çmim tregu e cila është gati 70-80% më e shtrenjtë se çmimi që jep qeveria.

“Kemi bërë një llogari për të plotësuar të gjitha kushtet maksimale të një familjeje. Çdo familje që e kalon 700 kWh do e paguajë me çmimin e tregut në atë muaj. Me çmimin e lartë do të paguhet vetëm diferenca, jo e gjithë vlera. Kjo diferencë mund të jetë nga 70-80% më shtrenjtë se çmimi që e jep qeveria për konsumatorët”, tha Bejtja.

Të fundit