Flash News

E-TJERA

Enkel Demi: Do largohem nga gazetaria

Enkel Demi: Do largohem nga gazetaria

Gazetari Enkel Demi u shpreh se dita që do të heqë dorë nga ky profesion nuk është e largët. Ai tha se pasi të mos merret më me gazetari, do t’i përkushtohet krijimtarisë letrare. Demi u shpreh në “A Shoë” se e ndjen që është rruga e gazetarisë është drejt fundit.

"Unë pak nga pak po vjen dita që të tërhiqem nga profesioni. Ma merr mendja që jam në pjesën e fundit të profesionit si gazetar dhe pastaj do merrem me shkrimtari. Këto kohë më kujtohet shumë shpesh Besnik Mustafaj i cili kur mori vendimin të ikte nga Ministër i Jashtëm dhe të merrej vetëm me këtë punë, unë isha një nga njerëzit që i thoja se nuk duhet ta bësh, duhet të qëndrosh. Dhe ai më thoshte që një ditë do ta bësh edhe ti. Pak nga pak po vjen kjo kohë. Nuk e di a do ta bëj për 1 vit, 2 apo për 5, por unë po shkoj drejt fundit dhe këtë e ndjej", tha ai.  

Demi ka botuar deri më tani veprat “Flama”, “Hide në kalldrëm” dhe“Gurët e vetmisë”.

 

Të fundit