Flash News

E-TJERA

Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen nga detyra: Kë kam shkelur unë në kallo?

Enkeleda Kapedani jep dorëheqjen nga detyra: Kë kam shkelur unë

Enkeleda Kapedani ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në Gjykatën e Elbasanit. Ndërkohë Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur seancë dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja.

Me argumentin për të mos penguar hetimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Kapedani bëri me dije se do të heqë dorë nga pozicioni i saj.

Ajo u shfaq e prekur para trupës gjykuese, ku u shpreh: Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Në cilin vend dënohet një gjyqtare, në cilin vend shkarkohet nje gjyqtare qe i publikohen videot e saj private? Pyetja është se kë kam shkelur unë në kallo.

Gjatë mbledhjes, kreu u ILD-së Artur Metani tha se Kapedani ka diskretituar figurën e gjyqtarit dhe se duhet të pezullohet nga detyra deri në përfundim të hetimit.

Kujtojmë se videot në TikTok të Kapedanit u bënë publike rreth një javë më parë. Ajo shfaqej duke sfiluar në mjediset e Gjykatës së Elbasanit dhe në makinë me veshje të shtrenjta.

Të fundit