Flash News

E-TJERA

Enkeleida Hoxha shoqërohet në KLGJ

Enkeleida Hoxha shoqërohet në KLGJ
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha është shoqëruar këtë mëngjes për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo do të përballet sot me trupën e KLGJ-së, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja Hoxha akuzohet se është përfshirë në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës.

Hoxha u arrestua me kërkesë të SPAK-ut, pasi u zbulua skema e korrupsionit ku ajo ishte e përfshirë. Në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës ajo ulte dënimet ose lironte nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Të fundit