Flash News

E-TJERA

Enkelejd Joti zgjidhet drejtor i Radio Televizionit Shqiptar

Enkelejd Joti zgjidhet drejtor i Radio Televizionit Shqiptar

Enkelejd Joti është drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar. Ai u zgjodh sot nga Këshilli Drejtues i RTSH-së dhe arriti të merrte 3/5 e votave, ose 7 nga 9 gjithësej.

Në garë për drejtimin e RTSH-së ishte dhe Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Këshilli drejtues vendosi për Jotin pasi dëgjoi të gjithë kandidatët, të cilët prezantuan platformat e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.

Gjithashtu iu drejtuan dhe një sërë pyetjesh që lidheshin me strategjinë që ata synonin të ndiqnin. Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri u monitorua nga komisioni ad-hoc.

Kujtojmë që Joti që prej vitit 2017 ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më herët, ai ka qenë drejtor në "Top Channel".

Tashmë Joti do i rikthehet eksperiencës në televizion. Ai është lakuar në media si një person shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit