Flash News

E-TJERA

Enkileda Carja i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane

Enkileda Carja i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane

Shtangistja shqiptare Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Durrës, duke u shpallur kampione e kontinentit në kategorinë 63 kg, junior.

Carja realizoi me sukses të gjashtë provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje dhe 118 kg në shtytje, për një total prej 216 kg.

Performanca e saj i solli tri medalje të arta dhe rekorde të reja europiane, duke shënuar një moment historik për sportin shqiptar.

Të fundit