Flash News

E-TJERA

Enver Diva: 2 biznesmenë dhe 2 deputetë dhanë lekë për të eliminuar Talo Çelën

Enver Diva: 2 biznesmenë dhe 2 deputetë dhanë lekë për

Nga salla e gjyqit ku po zhvillohet seanca për dosjen e “Plumbit të Artë”, Enver Diva ka bërë një deklaratë për një tentativë të mundshme për eliminimin e Talo Çelës.

Diva ka deklaruar se Nuredin Dumani ka marrë lekë nga dy biznesmenë dhe dy deputetë të cilët kanë kërkuar vrasjen e Talo Çelës. Më tej ai i ka kërkuar llogari Dumanit se përse nuk i jep emrat e tyre para gjykatës.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë ‘e duam të vrarë’, pse nuk i tregon ky këto...?!”, tha ai.

“Nuk është e vërtetë kjo”, reagoi Dumani.

Duamni ka shpjeguar më tej se për vrasjen e Bujar Çelës nuk ka marrë asnjë lek pasi sipas tij u përfshi për hakmarrje pas vrasjes së shokut të tij të fëmijërisë, Klevis Kapllani. Ai shtoi se paratë për vrasjen e Çelës i kanë dërguar të nesërmen në Vlorë me një makinë. Dumani theksoi se ato para i pagoi Erjon Alibej.

“Unë për vrasjen e vëllait të Talos nuk mora asnjë lek, sepse u përfshiva për hakmarrje, pasi u vra Klevis Kapllani, lekët për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë, me një makinë, pagoi Erjon Alibej,” tha ai.

Të fundit