All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

“Enver Hoxha ishte më i mençur se këta", Ngjela: Rama do dështojë nëse s'nxjerr qeveri të nivelit të lartë

All - Paragraf - 1

“Enver Hoxha ishte më i mençur se këta", Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të nxjerrë në shtator një qeveri me ekspertë të lartë, teksa e cilësoi qeverinë e kaluar si mediokres. Sipas Ngjelës, nëse kryeministri nuk e bën këtë, do dështojë.

All - Paragraf - 3

Ngjela tha se Rama abuzon me votuesit dhe vendos në Qeveri njerëz të panjohur, që e marrin vesh nga radio se janë bërë ministër.

“Sipas mendimit tim qeveria duhet të jetë ekspertizë e lartë, të heqë dorë nga mediokriteti. Kjo ishte një qeveri mediokër. Asnjë ekonomist, jurist në nivel të lartë, le më në parlament që e kishte si 'drutë e krushkës'. Nëse nuk nxjerr qeveri të nivelit të lartë, do të dështojë keq. Ka fituar mandatin e tretë, ka vota, është parti e madhe, por ky abuzon me votuesit, dhe nxjerr të panjohur në qeveri. Kush e bën këtë në perëndim. Ministri e merr vesh nga radio që është bërë ministër. Ku dinë këta ç’është qeveria. Dhe ja si e kanë katandisur Shqipërinë, e futën në korrupsion. Pse ka korrupsion se nuk ka qeveri të nivelit të lartë. Enver Hoxha, i paaftë ishte, por ishte më i mencur se këta, në qeveritë e para nuk futi injorantë.” - tha Ngjela në emisionin "Kjo Javë".

Të fundit