Flash News

E-TJERA

Enver Hoxhaj në ‘Politiko’: Samiti i BE vendosi tiraninë e status quo-së, Bashkimi Evropian nuk ka vizion

Enver Hoxhaj në ‘Politiko’: Samiti i BE vendosi tiraninë e

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, ish ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka komentuar samitin e BE të mbajtur një ditë më parë në Bruksel, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën një tjetër ‘JO’ në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin evropian.   

Në një intervistë në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Hoxhaj tha se  samiti i djeshëm ishte një zhgënjim që vendosi tiraninë e status quo-së.

Po ashtu, ai komentoi edhe vendimin e Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Është ngjarje kthesë në raport jo vetëm me të ardhmen e RMV, por edhe për të tejkaluar status quo-në në Ballkan, tani varet si do sillet BE në raport me Ballkanin. Samiti i djeshëm ishte samit i zhgënjimit. Samiti i BE vendosi tiraninë e status quo-së.

Qëndrimi bullgar ka qenë befasi. Në Bullgari ka ndryshuar kultura politike, presidenti aktual ndoqi politikë pro ruse, ndryshe nga kryeministri, apo ish presidenti.

Ky ndryshim i kulturës politike ka pasë qasje të re në raport me Shkupin. Për rrëzimin e Zaev ka pase përpjekje ruse në 2018, lufta hibride ruse në Ballkan ndër tjerash funksion duke rrëzuar qeveri me votën parlamentare, e ka bërë disa herë në vendet e Ballkanit.
BE nuk ka vizion, lidership. Nuk ka ndikimin që ka pasë dikur edhe në kontinentet e tjera. Mund të ketë bashkëpunim tregtar, apo rol në liritë e mediave, por BE në fund të ditës ka një zonë ku ndikimi është i madh dhe është Ballkani Perëndimor", tha Hoxhaj. 

Të fundit