Flash News

E-TJERA

Epidemia e socialistëve të burgosur

Epidemia e socialistëve të burgosur
Foto ilustruese

Burgjet shqiptare vijojnë të përballen me 'valën epidemike' të socialistëve që sëmuren sapo përfundojnë në burg.

Mësditën e kësaj të enjte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg për korrupsion dhe pastrim parash ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur "probleme me tensionin". Burime për mediat bënë me dije se Veliaj i shoqëruar nga 30 gardianë të burgut i është nënshtruar ekzaminimeve dhe analizave pasi nuk është ndjerë mirë. 

Por Veliaj nuk është i vetmi. Pak ditë më parë, i njëjti fat kaploi dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili ndodhet në burg për abuzim me fondet e BE dhe pasi ka shfaqur probleme shëndetësore ka përfunduar edhe ai në spital. 

Përpos Beqajt dhe Veliajt të njëjtën strategji kanë ndjekur pak vite më parë edhe ish-kryebashkiaku socialist i Lushnjes Fatos Tushe dhe Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Tushe i dënuar me burg për shkelje të barazisë në tendera dhe Koka i dënuar për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorëve kanë shfaqur gjithashtu probleme shëndetësore në burg asokohe dhe kanë kërkuar lirinë. 

Është për t’u habitur se si këta njerëz që për vite me radhë kanë marrë pjesë në vendimmarrje të mëdha dhe kanë mbajtur në duar miliarda euro të qytetarëve shqiptarë, bëhen papritmas të brishtë sapo shohin qelinë, shfaqin probleme me zemrën e tensionin. 

Megjithatë nëse vazhdohet me këtë ritëm, do të duhet të shtohet një repart i ri në burgjet shqiptare: "Spitali i socialistëve me zemër të ndjeshme".

Të fundit