
Flash News
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
Epidemiologu Alimehmeti tregon efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna
Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka treguar efektet anësore të vaksinave anti-Covid të tre kompanive prodhuese, AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna
Përmes një postimi në Facebook, Alimehmeti ka sjellë përditësimet nga Franca të cilat tregojnë se nga 971 raste me reaksione të padëshirueshme, 93% kishin raste simptomash të ngjashme me gripin. 72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para, ndërsa ka edhe 1 rast vdekjeje.
Pavarësisht rasteve të tilla, numri i personave që përfitojnë nga vaksina të tilla janë shumë më të mëdha.
Postimi i plotë:
Farmakovigjilenca në Francë ka filluar të raportojë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme për efektet anësore të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna.
Organi zyrtar ANSM (Agence Nationale de Sécurité du Médicament), raportoi këtë të premte të dhënat e përditësuara. Në detaj:
AstraZeneca (6-18 shkurt 2021):
971 raste me reaksione të padëshirueshme janë deklaruar dhe analizuar .
93% janë raste simptomash të ngjashme me gripin.
72% e rasteve ndodhën brenda 24 orëve të para.
Ndër 4 rastet e rënda, u vunë re:
1 aksident cerebrovaskular,
2 raste me humbje të shijes,
1 vdekje e sinjalizuar nga ANSM por që është ende nën hetim.
Pfizer-BionTech (27 dhjetor 2020 – 18 shkurt 2021):
5.331 raste me reaksione të padëshirueshme,
169 vdekje të palidhura me vaksinën. ANSM deklaron se “të dhënat aktuale nuk lejojnë të nxirret përfundimi nëse vdekjet janë të lidhura me vaksinimin”.
75 raste të rënda hipertensioni arterial,
56 raste të rënda çrregullimesh të ritmit të zemrës,
10 raste të rënda paralize faciale.
Moderna (22 janar – 18 shkurt 2021):
148 raste me reaksione të padëshirueshme,
9% e tyre ishin reaksione të rënda,
Ndër 4 raste të rënda ndodhën:
1 rast me konvulsione,
1 rast me çrregullim të ritmit të zemrës,
1 rast insulti cerebral, dhe
1 vdekje (nën hetim).
ANSM shprehet në favor të qartë të përdorimit të vaksinave pasi raporti përfitim/risk është qartësisht në favor të përfitimit.
Në linkun më poshtë mund të gjeni faqen zyrtare të farmakovigjilencës së ANSM, por që nuk është përditësuar ende me të dhënat e javës së fundit.
Të gjithë raportet (9) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të ANSM.
Të fundit


Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15