Flash News

E-TJERA

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pemët e rrëzuara pengojnë qarkullimin për në Zvërnec

Era e fortë bllokon rrugët në Vlorë, pemët e

Era e fortë ka përfshirë qytetin e Vlorës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.

Si pasojë e erës dhe reshjeve të fundit, disa pisha janë rrëzuar në rrugën që lidh qytetin me Zvërnecin, duke bllokuar trafikun për automjetet dhe duke penguar lëvizjen e banorëve në zonë.

Shërbimet e zjarrfikësve ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të zhvendosur pemët e rrëzuara dhe për të rifilluar qarkullimin normal të automjeteve.

Puna e tyre po vazhdon edhe në pjesët e tjera të qytetit ku era ka shkaktuar dëme të ngjashme.

 

Të fundit