Flash News

E-TJERA

“Erdhi para dy ditësh në urgjencë”, flet mjeku i 24-vjeçarit që i mori jetën nënës

“Erdhi para dy ditësh në urgjencë”, flet mjeku i

A. Muhollari është 24-vjeçari i cili i mori jetën nënës së tij, Z.M., mbrëmjen e djeshme. Albi dyshohet se në gjatë një konflikti familjar, ka mbytur nënën e tij me qese plastmasi.

Mjeku neurolog Koço Stathodhari, i cili ka vizituar një ditë para ngjarjes 24-vjeçarin, ka thënë se Albi është sjellë në spital nga familjarët pasi kishte shfaqur shenja të gjendjes së rënduar psikologjike.

“Ai banon në Amerikë, të dhëna nga familjarët për ndonjë problem në Amerikë ose ndonjë dokument spitalor nuk ka. Për herë të parë ka ardhur para dy ditëve në urgjencën e spitalit, është vlerësuar nga ne me qetësinë e duhur, me komunikimin normal, me arsyetimin e pranueshëm, pa shenja agesiviteti, ka marrë një qetësues të zakonshëm dhe është larguar në shtëpi i qetë”, thotë mjeku neurolog Koço Stathodhari.

Albi kishte vetëm 4 ditë që ishet kthyer nga Amerika, ndërsa fqinjës e kanë përshkruar një djalë të mirë i cili kishte përfunduar edhe shkollën. Edhe për nënën e tij fqinjët kanë thënë se ishte një grua e qetë.

Të fundit