Flash News

E-TJERA

"Erdhi pranë meje pas tre vitesh ndarje”, Meta falenderon Ruçin për pikturën e Kryesisë së Kuvendit

"Erdhi pranë meje pas tre vitesh ndarje”, Meta falenderon

Presidenti Ilir Meta e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falenderim për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Kjo pasi Meta ka rimarrë një pikturë të Isa Boletinit të cilën e kishte në Kryesinë e Kuvendit, kur e drejtonte këtë institucion.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit është shprehur se tashmë ndihet më i qetë dhe më i fortë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.

Të fundit