Flash News

E-TJERA

“Erdhi si njeri i lobuar”, Bushati: Bill Clinton u pagua nga Soros për të ardhur në Tiranë

“Erdhi si njeri i lobuar”, Bushati: Bill Clinton u pagua nga Soros

Analisti Andi Bushati ka treguar se kush e pagoi ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, Bushati tha se vizita e tij u ndërmjetësua nga fonacioni ‘Soros,’ i multimiliarderit Geroge Soros. Bushati mori shkas edhe nga prania e djalit të tij, Alex Soros, i cili u rreshtua krah dhëndrit të ish-presidentit amerikan.

Sipas Bushatit, mesazhi më i fortë që Clinton dha nga Tirana ishte të goditej Albin Kurti dhe çdo politikë që po ndiqet në Kosovë.

“Duket qartë që kjo është një vizitë e ndërmjetësuar nga fondacioni Soros. Po të shihje djalin e Soros, ngjitur me Clinton edhe drejtorin e Soros për Shqipërinë, ndërkohë që mungonte presidenti i vendit, mungonte Ilir Meta, Sali Berisha. Clinton nuk ka ardhur si ish-president. Ka ardhur si njeri i lobuar, ishin të pranishëm vetëm njerëzit që donte Edi Rama. Për mua mesazhi më i fortë që dha ish-presidenti Clinton ishte që nga Tirana dhe çlirimtari i Kosovës të goditej Albin Kurti dhe politika që po ndiqet në Kosovë”, tha Bushati.

Të fundit