Flash News

E-TJERA

Erdogan në Tiranë për marrëveshje me Ramën? Media greke: Presidenti turk synon Shqipërinë e Madhe si provincë

Erdogan në Tiranë për marrëveshje me Ramën? Media

Presidenti turk Reçep Tayip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë të hënën. Vizita e tij është në kuadër të përurimit të 524 apartamenteve të ndërtuara në Bashkinë e Kurbinit pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2019.

Ndër të tjera, po në datën 17 janar do të mbahet edhe seanca e parë plenare në Parlament, ku pritet që të mbajë edhe Erdogan një fjalim prshëndetës para deputetëve shqiptarë.

Vizita e Erdogan në Tiranë ka marrë jehonë edhe nga mediet greke. Në një artikull të publikuar, theksi vihet në lidhjen e ngushtë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se në disa raste "i referohen presidentit turk si Sulltan dhe Ramës si Pasha, duke marrë parasysh edhe ditët kur Shqipëria ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane."

Sipas Pentapostagrama, në një deklaratë kryeparlamentari turk Mustafa Sedop, është shprehur se Turqia ka investuar afro 3.5 miliardë dollarë në Shqipëri dhe më shumë se 600 kompani turke operojnë në vend.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian në maj 2020, eurodeputetja franceze Julie Lechanteux tha se Turqia "përfitoi nga kriza COVID-19 për t'u dukur më efektive dhe e bashkuar ndaj vendeve të Ballkanit me një diplomaci të ndihmës mjekësore që synon të përmirësojë imazhin e saj".

"Disa thonë se Erdogan po ëndërron të bëhet një ndërmjetës i pushtetit rajonal, kryesisht për shkak të përfshirjes së tij dhe lidhjeve të ngushta me liderët në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ankaraja ka njoftuar se do të bëjë presion për pavarësinë e Kosovës duke nënshkruar marrëveshje sekrete për dëbimin e të dyshuarve "gylenistë" nga vendi dhe Shqipëria fqinje", shkruan media greke.

Presidenti turk ndërmori nisma të dhunshme ndaj përkrahjësve të klerikut Fethullah Gulen për grushtin e dështuar të 2016, duke grumbulluar mijëra ndjekës të dyshuar, duke burgosur shumë dhe duke zhdukur të tjerë. Ky “represion” përfshinte edhe mbylljen masive të shkollave turke, të palidhura me shtetin, në vende të ndryshme të Ballkanit.

Në Shqipëri, qeveria turke ka nxitur mbylljen e shkollave që dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen Gylen dhe disa janë bastisur nga policia ndërsa studentët ishin të pranishëm dhe pa urdhër gjykate.

Në përfundim të artiikullit, 'Pentapostagrama' shkruan "se vizita e Erdoganit në Shqipëri ka për qëllim garantimin e mbështetjes për mikun e tij, kryeministrin Rama, në mënyrë që Shqipëria të mos anëtarësohet menjëherë në BE dhe sigurisht jo përpara zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke tentuar kështu rolin e rregullator i zhvillimeve në Ballkan, duke lëvizur fijet për krijimin e Shqipërisë së Madhe, të cilën e sheh si një provincë të Perandorisë Osmane dhe që kërkon ta ringjallë."

Të fundit