Flash News

E-TJERA

Erdogan pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme

Erdogan pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Sipas A2CNN, vizita e Erdogan në Shqipëri do të jetë një ditore dhe më pas lideri turk do të udhëtojë drejt Serbisë.

Vizita është parashikuar të zhvillohet më datë 10 tetor, ndërsa një ditë më pas lideri turk do të ndalet në Beograd.

Po ashtu bëhet me dije se për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, ku Izraeli ka nisur një inkursion tokësor në Liban dhe një sulm me raketa nga Irani ndodhi mbrëmjen e djeshme, agjenda e Erdogan mund të ketë ndryshime të minutave të fundit.

Të fundit