Flash News

E-TJERA

Erdogan së shpejti në Shqipëri: Do të inauguroj apartamentet e reja në Kurbin

Erdogan së shpejti në Shqipëri: Do të inauguroj apartamentet

Presidenti i Republikës, Recep Tayyip Erdogan pritet të vijë së shpejti në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit të Kuvendit të Shqipërisë, në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe takimit me Erdogan.

Gjatë vizitës, Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen për ndihmën e që qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve në Kurbin”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Të fundit