Flash News

E-TJERA

Erdogan së shpejti vizitë zyrtare në Tiranë

Erdogan së shpejti vizitë zyrtare në Tiranë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın ka paralajmëruar se Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë.

Në takimin që zhvilloi një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama është përmendur edhe kjo vizitë, por nuk janë dhënë detaje se kur pritet të zhvillohet shkruan edhe gazeta turke ‘’Daily Sabah’’.

Një ditë më parë Kalın u takua me Ramën, ndërsa në një prononcim për mediat pas takimit rikujtoi se vizitat që kryeministri shqiptar i ka realizuar në Turqi në janar dhe qershor kanë qenë tepër të frytshme dhe se në këto takime janë diskutuar detajisht marrëdhëniet dypalëshe.

Ai theksoi se Shqipëria është vend me të cilin Turqia ka rrënjë dhe marrëdhënie të thella historike dhe vend me të cilin sot bashkëpunon në fusha të ndryshme, siç janë fusha e tregtisë dhe ajo e sigurisë.

 

 

Të fundit