Flash News

E-TJERA

Erdogan: Shqipëria vend mik dhe vëlla, jemi investitori juaj më i madh

Erdogan: Shqipëria vend mik dhe vëlla, jemi investitori juaj më i

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në një konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama e ka cilësuar Shqipërinë një vend mik, vëlla dhe aleat.

Krah Ramës, Erdogan tha se mes dy vendeve është diskutuar për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimeve në shumë fusha mes të dyja vendeve.

Shqipëria është një vend mik, vëlla dhe aleat. Jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori, jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë shihen në fusha të gjera si letërsi, arkitekturë., Sot gjendet shumë gjurmë të kulturës së përbashkët nga Elbasani në Korçë , nga Shkodran në Vlorë.

Frymëzuar nga historia jonë e lashtë e konsiderojmë si detyrë ta forcojmë më shumë këtë lidhje., Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe. Me rastin e kësaj vizite nënshkruam deklaratën për këshillimin e bashkëpunimit strategjik të lartë.

Ky hap do na mundësojë zhvillimin e bashkëpunimit tonë në çdo fushë. Në takimet vec diskutimit të heshtjeve bilaterale por edhe tjera rajonale kulturore e ekonomike, shkëmbyem ide se mund të bëjmë në të ardhmen,

Shqipëria sapo ka përfunduar presidencën e radhës të OSBE. Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha. Ne vrapuam në ndihmë të tyre. Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi.  Në gusht shpresojmë të përfundojë ndërtimi. Ky do jetë simbol i unitetit të përbashkët.

Turqia është partneri tregtar i 4 më i madh i Shqipërisë. Jemi investitori më i madh i huaj, 3.5 mld dollarësh.

Sigurojnë punësim për 15 mijë vëllezër shqiptarë. Parashikojmë t’i shtojmë investimet në infrastrukturë dhe turizëm.

Një nga pikat kryesore ishte bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit. Dakordohemi se FETO përbën kërcënim për të dyja vendet. Nuk do lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendet. Turqia do jetë pranë Shqipërisë”, tha Erdogan.

Të fundit