Flash News

E-TJERA

Erdogan tregon koston e banesave që ndërtoi në Laç: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret

Erdogan tregon koston e banesave që ndërtoi në Laç:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka folur për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Ai tha se sapo u njoh me lajmin, mobilizoi të gjitha mundësitë që kishte për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë.

Duke e cilësuar marrëdhënien me Shqipërinë vëllazërore, ai tha se vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur e thërret.

"Sapo morëm lajmin e hidhur për tërmetin menjëherë u vumë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës që ishin prekur nga tërmeti e për të shëruar sadopak plagët e tyre. Ne si shtet duke u mobilizuar më gjithë mundësitë tona ju erdhëm në ndihmë.

E njëjtë sic e theksoi dhe miku im zoti Edi Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë dhe jo kur thirret. Pas tërmetit ne kemi dërguar në Shqipëri të gjitha pajisjet e nevojshme të ndihmës së shpejtë dhe ekipet teknike", tha Erdogan.

Ky i fundit bëri me dije se 522 banesat e ndërtuara me financim nga Turqia kanë kushtuar 42 milionë euro.

“Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zeroja. Sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë 522 njësi banimi, të cilat kanë kushtuar 42 milionë euro”, tha Erdogan.

Të fundit