Flash News

E-TJERA

ERE miraton vendosjen e fashës së re për energjinë elektrike, sa do paguani nëse konsumoni mbi 800 kw/h

ERE miraton vendosjen e fashës së re për energjinë

Nga 1 tetori të gjitha familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat energji do të paguajnë 42 lekë/kilovati. Ky është vendimi i miratuar sot nga Enti Rregullator i Energjisë.  

“Vendimi në kushtet e krizës është marrë me qëllim kursimin e energjisë elektrike. Vendimi nuk prek pjesën më të madhe të familjeve dhe do ndryshojë në varësi të bursës”, Petrit Ahmeti, kreu i ERE.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas të dhënave, gjatë muajit tetor janë saktësisht 49 334 familje që harxhojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike. Ndërkohë, për konsumatorët që shpenzojnë më pak se kjo fashë nuk do të ketë ndryshim të çmimit. 

Të fundit