Flash News

E-TJERA

Përfshihet nga flakët Komisariati i Shijakut, AMP nis hetimet

Përfshihet nga flakët Komisariati i Shijakut, AMP nis hetimet

Komisariati i Shijakut u përfshi pasditen e sotme nga flakët e zjarrit.

Nga informacionet e para zyrtare, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Shijak /Informacion paraprak

Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit ka rënë zjarr.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit.

Të fundit