Flash News

E-TJERA

Eriksen mesazh motivues për 9-vjeçaren që vuan nga zemra: Do t'i kthehesh jetës normale, ashtu siç bëra dhe unë

Eriksen mesazh motivues për 9-vjeçaren që vuan nga zemra: Do

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, i ka dërguar një videomesazh motivues një vajze 9-vjeçare, e cila do t’i nënshtrohet për pak ditë një operacioni në zemër.

Vajza e vogël e quajtur Evie, do të vendosë ashtu sikurse edhe Eriksen, një defibrilator në zemër për të normalizuar të rrahurat.

“Përshëndetje Evie, unë jam Chris. Faleminderit për letrën e bukur, e lexova me një frymë. Shpresoj që të ndihesh mirë e qetë, jam shumë i sigurt që do e kalosh me sukses të gjithën këtë. Nuk është kurrë kënaqësi të jesh në spital, por jam i sigurt që mjekët e dinë ç’po bëjnë dhe do të ndihmojnë.

Jam i sigurt që do i kthehesh shpejt jetës normale, ashtu siç bëra dhe unë. Jam i sigurt, që do të jetë njësoj edhe për ty. Të uroj shërim sa më të shpejtë, me shpresën që të takohemi në të ardhmen”,  ka thënë Eriksen.

Në ndeshjen debutuese të Euro 2020, Christian Eriksen tronditi futbollin, kur pësoi arrest kardiak në mes të fushës. Ai arriti të mbahej gjallë falë ndërhyrjes së shpejtë të shokëve të ekipit dhe stafit mjekësor.

Të fundit