Flash News

E-TJERA

Braçe sulmon Olsi Ramën: Kur pranon korrupsionin si hap përpara, duhet të heshtësh për padrejtësitë

Braçe sulmon Olsi Ramën: Kur pranon korrupsionin si hap

Zv.kryeministri Erion Braçe ka sulmuar drejtorin e Përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, i cili lidhur me shitjen e emrit të Kategorisë Superiore ka deklaruar se financiarisht për klubet është një pikë ujë, por gjithsesi është një gjysmë hapi përpara.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe i shkruan Ramës se duhet të kuptojë që prej korrupsionit dhe konfliktit të interesit, nuk ka para për futbollin. Sipas tij, pika e ujit është e pastër jo e pisët.

Më tej ai i drejtohet Olsi Ramës duke shkruar se nëse e pranon korrupsionin dhe konfliktin e interesit si hap përpara, duhet të heshtë për padrejtësitë që i bien në kurriz.

Postimi i plotë:

DREJTORI duhet te kuptoj se;
PREJ KORRUPSIONIT DHE
KONFKITIT TE INTERESIT,
NUK KA PARA PER FUTBOLLIN!;

Pika e ujit zakonisht eshte e paster,
jo e piste!

Dhe se;
Kur pranon korrupsionin dhe
konfliktin e interesit si “hap perpara”,
duhet te heshtesh per padrejtesite qe bien ne kurrizin tend!
Kaq!

Të fundit