Flash News

E-TJERA

Erion Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e arrestit me burg

Erion Veliaj i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me caktimin dhe lënien në fuqi të arrestit me burg.

Veliaj i është drejtuar edhe me herët Kushtetueses pas shkarkimit që iu bë me urdhër të Ramës. Kushtetuesja e la në detyre Veliajn dhe rrëzoi dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Të fundit