Flash News

E-TJERA

Erion Veliaj shkon nesër në Gjykatën e Posaçme për ndryshim mase

Erion Veliaj shkon nesër në Gjykatën e Posaçme për

Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës, Erion Veliaj, do të dalë të dielën, më 1 shkurt, nga qelia për të shkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rreth një vit pas arrestimit të tij më 10 shkurt 2025.

Veliaj do të paraqitet para gjyqtares Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse pranon ose jo kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Pavarësisht se dita e ardhshme është e diel, grupi i sigurisë së burgjeve është njoftuar që të sigurojë që kryebashkiaku të jetë në gjykatë në orën 09:00, për të respektuar afatet ligjore 5-ditore nga dita e dorëzimit të kërkesës.

Vendimi i gjykatës pritet të japë një drejtim të ri për situatën ligjore të Veliajt dhe do të ndiqet nga afër nga palët e përfshira.

Të fundit