Flash News

E-TJERA

Erkand Qerimaj shkëlqen në Lojërat Olimpike, renditet i pari në baterinë B

Erkand Qerimaj shkëlqen në Lojërat Olimpike, renditet i pari                                                            

Ka përfunduar gara e Erkand Qerimajt në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Peshëngritësi shqiptar garoi në peshën trupore deri në 81 kilogram duke e mbyllur në vend të parë baterinë B, pasi u përball me 4 peshëngritës.

Në një status në Facebook, Qerimaj shkruan se për të mësuar renditjen përfundimtare të tij në Olimpiadë, duhet pritur edhe garimi i baterisë A.  

Gara ime ne kategorinë-81kg ne “Tokyo 2020” u përmbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shënuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje.

Erkand Qerimaj shkëlqen në Lojërat Olimpike, renditet i pari

Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen përfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash”, shkruan Qerimaj.

 

Të fundit