Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Erla Mëhilli: PD dështoi të sillte frymën e ndryshimit për shkak të sjelljes politike të gjithë viteve në opozitë
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli ka analizuar humbjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
E ftuar në ‘Ilva Noë’, Mëhilli tha se humbja nga PD e 4 qarqeve të mëdha Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier tregon se PS i ka ruajtur fort pozitat në këto qarqe, ndërsa opozita nuk ka ditur ta materializojë pakënaqësinë popullore në kutitë e votimit.
Ajo shton se nëse opozita donte të krijonte frymën e ndryshimit duhet ta kishte bërë këtë me qarqet Tiranë dhe Durrës.
“Opozita në gjithë këto vite ka pasur vetëm rënie, i vetmi moment rritjeje janë këto zgjedhje, por duke e bërë krahasimi me 2017 që ishte viti më i zi për PD dhe përsëri është minus 60 mijë vota nga 2013, që gjithashtu ishte një vit i vështirë.
Fillon që nga reforma territoriale, marrëveshja me PS, koalicioni me LSI me të cilën PD u bashkua 2-3 muaj pas një fushate kundër LSI, djegia e mandateve, lënia e bashkive. PD ka risjellë në shtëpi votuesit e vet, por nuk ia ka dalë”, u shpreh Mëhilli.