Flash News

E-TJERA

“Erozion demografik”, Meta flet për emigrimin: Nuk funksionon sistemi i llogaridhënies

“Erozion demografik”, Meta flet për emigrimin: Nuk funksionon
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta organizoi sot konferencë me ekspertë të fushës mbi shpopullimin. Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit tha se ndryshe nga vendet e tjera të rajonit nuk po vuan vetëm emigrimin, por po përjeton një erozion demografik.

“Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend.

E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Ky i fundit si arsyet që stimulojnë shpopullimit evidentoi, nivelin e ulët të pagave e pensioneve dhe kostot e larta të jetesës, mungesën e arsimit cilësor, dhe mungesën e mbështetjes së biznesit.

Meta evidenton një të dhënë nga Banka e Shqipërisë, ku thuhet se të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë, që sipas Presidentit ka nxitur emigrimin.

Ai shton se sistemi i llogaridhënies demokratike nuk funksionon.

“Eficenca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë, e pakontrolluar dhe larg llogaridhënies. Kjo është e lidhur me standardet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike”, deklaroi Meta.

Ditari politik

Të fundit