Flash News

E-TJERA

Ervin Bushati nën hetim prej 8-muajsh, Yuri Kim thirrje SPAK: Qendroni të ashpër dhe vijoni punën!

Ervin Bushati nën hetim prej 8-muajsh, Yuri Kim thirrje SPAK: Qendroni
Foto Ilustruese: Ambasadorja amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka reaguar pas hetimeve të nisura nga SPAK ndaj deputetit dhe kryetarit të PS-së për Tiranën, Ervin Bushati, për fshehje të pasurisë.

Përmes një postimi në Twitter, Kim është shprehur entuziaste për punën e SPAK, ndërsa i nxit ata të vijojnë punën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mos e ndrysho kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të Reformës në Drejtësi!”, shkruan Kim.

Kujtojmë se, pas 8 muajësh hetime Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK konfirmoi se kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë.

Ambasadorja amerikane thekson se SPAK duhet të qëndrojë në këtë kurs, i ashpër dhe të vijojë punën.

Ervin Bushati nën hetim prej 8-muajsh, Yuri Kim thirrje SPAK: Qendroni

Të fundit