Flash News

E-TJERA

Escobar sot në Tiranë/ Vizita nis me Bashën, nuk pritet konferencë për mediat

Escobar sot në Tiranë/ Vizita nis me Bashën, nuk pritet

Ditën e sotme i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai do t'i nisë takimet me kryedemokratin Lulzim Basha në orën 11.30. Vizita e tij vjen dy ditë para mbledhjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berish,  i cili është shpallur "non grata" për korrupsion.

Më pas ai do të takojë ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa takimi me kryeministrin Edi Rama është parashikuar të zhvillohet rreth orës 17:00, teksa nuk pritet që të ketë një konferencë për shtyp.

Dy ditë më parë ambasada amerikane bëri me dije se Escobar do të diskutojë mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se i Dërguari i Posaçëm do të japë mesazhet e tij për politikën shqiptare.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi.  

 

Të fundit