Flash News

E-TJERA

Escobar viziton Shqipërinë në një moment "të nxehtë" politik, ambasada e SHBA: Rikonfirmon luftën ndaj korrupsionit

Escobar viziton Shqipërinë në një moment "të

Ambasada amerikane ka zbardhur axhendën e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i cili do të vizitojë të enjten Shqipërinë.

Ambasada bën me dije se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.

Theksohet se Escobar do të rikonfirmojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për demokracinë, integrimin në BE, bashkëpunimin në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime për Shqipërinë.

Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare në një moment "të nxehtë". Ai do të vijë dy ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur "non grata" për korrupsion.

Nisur nga kjo, ambasada bën me dije Escobar do të diskutojë mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se i Dërguari i Posaçëm do të japë mesazhet e tij për politikën shqiptare.

Të fundit