Flash News

E-TJERA

Eurodeputeti: Rasti i Ballukut dëshmon se korrupsioni në majat e pushtetit rrezikon integrimin

Eurodeputeti: Rasti i Ballukut dëshmon se korrupsioni në majat e

Eurodeputeti Michael Gahler ka kritikuar nga Parlamenti Evropian mazhorancën shqiptare për çështjen “Balluku”.

Gahler tha se pengesa që PS po i bën kërkesës së SPAK tregon qartë qëndrimin e mazhorancës ku përballet me probleme serioze hde time.

Eurodeputeti theksoi se çështja do të ndikojë edhe në qëndrimin e PE-së duke vënë theksin tek forcimi i shtetit të së drejtës.

“Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë.

Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi eurodeputeti.

Të fundit