Flash News

E-TJERA

Del foto e njërit prej të dyshuarve për atentatin ndaj Mondi Mëhallës

Del foto e njërit prej të dyshuarve për atentatin ndaj Mondi

Ky është 32-vjeçari Marselo Arani, i dyshuar si një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla.

Arani, nga Elbasani, ndodhej në arrest shtëpie, ndërsa më herët prokuroria i sekuestroi 14 pasuri. Ai akuzohet se veproi së bashku me 35-vjeçarin Armando Kola, banues në Laç, gjatë ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur Mëhalla u ekzekutua brenda makinës së tij.

Në kuadër të hetimeve, policia ka vënë në pranga edhe Xhino Ago, ish-partner i viktimës, dhe Kujtim Pishën, roje e karburantit në pronësi të Mëhallës. Publikimi i fotos synon të ndihmojë identifikimin dhe arrestimin e të tjerëve të përfshirë në ngjarje.

Të fundit