Flash News

E-TJERA

Çështja Beleri, Dendias premton ‘bisedë interesante’ me Xhaçkën

Çështja Beleri, Dendias premton ‘bisedë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias tha se do t'ua përcjellë homologëve europianë çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të ri të Himarës.

Dendias tha pak para nisjes së takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme që po zhvillohet në Bruksel, se do të ketë një bisedë interesante me homolgen shqiptare, Olta Xhaçka, shkruan Euronews.

"Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Kështu do të kem mundësinë të ngre qartë çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Heimarra, z. Beleris. Prej aty kam ndërmend të takohem me homologu im shqiptar menjëherë më pas.Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Nikos Dendias.

Beleri del sot para Gjykatës së Posaçme ku do të shqyrtohet masa e sigurisë. Beleri u la në burg pasi akuzohet për shit-blerje votash.

Të fundit